Rama Kuvendi shfaqja vulgare e kryeministrit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret i eshte referuar seances se djeshme te Kuvendit ku u miratua edhe buxheti per 2011-en.
Rama duke e cilesuar seancen e Kuvendit si nje shfaqje e pashembullt vulgariteti theksoi se ajo ishte orkestruar nga vete kryeministri Berisha.
Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te kryeministrit por edhe per kalbezimin moral te pushtetit te vjedhur qe nuk i ka mbetur vetem qe te ribeje buxhete te mbeshtetura mbi manipulime shifrash theksoi Rama.
Gjithashtu kreu i PS-se Rama i bere thirrje mazhorances qe te pranoje oferten e re te opozites e cila do ti jepte fund krizes politike ne vend.
Eumlshte kohe qe oferta jone te pranohet qe bashke me transparencen te nise edhe puna per nje kuader ligjor qe do te mundesoje zgjedhje te nje standarti europian theksoi Rama.
Ai gjithashtu theksoi se pranimi i ofertes do te ishte nje zgjidhje per krizen e gjithanshme qe ka kapur vendin pasi sipas tij kjo krize nuk mund te fshihet me me propaganden e shpifur te mrekullive qe po ndodhin ne vend.