E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pavarësia", Berisha viziton panairin “Blej shqip”

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vizituar sot panairin “Blej shqip” e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 99-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
 

Pasi ka vlerësuar nismën e bashkisë së Tiranës për të promovuar produktet shqiptare, Berisha i ftoi të gjithë shqiptarët t`i shijojnë ato.
 

“Hapja e panairit bën të mundur që shqiptarët të provojnë të gjitha delikatesat që prodhon kjo tokë. Nuk ka sesi të mungoja në këtë panair për të blerë” ka theksuar Berisha.
 

Kjo iniciativë e Bashkisë së Tiranës për të organizuar “Blej Shqip” ka për synim të promovojë produktet shqiptare në treg dhe të nxisë përdorimin e tyre nga qytetarët, për të dhënë impaktin e saj në terma afatgjatë edhe në ekonominë shqiptare duke mbështetur drejtpërdrejt biznesin vendas.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›