E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë/ Stoltenberg: Mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme

Ndërsa Ukraina shënon Ditën e saj të Pavarësisë dhe gjashtë mujorin e fillimit të luftës me Rusinë Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, ka ofruar mbështetje të NATO-s ndaj Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg shkruan se NATO ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj ndërsa i drejtohet dhe kësaj të fundit që të vazhdojnë të mbështeten në NATO.

“Në ditën e pavarësisë së Ukrainës, unë i bëj homazhe grave dhe burrave të guximshëm ukrainas që luftojnë për lirinë dhe vendin e tyre. Nato ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj dhe ju mund të vazhdoni të mbështeteni në NATO për aq kohë sa të duhet. Ukraina do të fitojë!”

Ukraina feston sot (24 gusht) 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Por ajo që sot do duhej të ishte një ditë feste për Ukrainën, lufta e Rusisë prej 6 muajsh, ka detyruar autoritetet të ndalojnë tubimet. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›