Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbyten rrugët, qytetarët paralajmërohen të shmangin lëvizjet

Moti i keq, me stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu, kanë përfshirë Greqinë prej dy ditësh, duke përmbytur rrugët e duke shkaktuar kaos. Në rajonin e Atikës, rrugët u shndërruan në “përrenj” si pasojë e vërshimit të ujit, ndërsa rrugët kryesore u mbyllën.
Banorëve i është dërguar në mesazh paralajmërues nga autoritetet për fenomene të rrezikshme të motit përgjatë 48 orëve të ardhshme. “Shmangni lëvizjet e panevojshme, ndiqni udhëzimet e Autoriteteve”, theksohet në mesazh.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në Selanik, Halkidiki, Karditsa, Ptolemaida dhe ishujt e Egjeut. Shumë automjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur evakuimin e qytetarëve./ CNN.gr
/rtsh.al/