E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Pavarësisë, Tirana gati për festë

Kristel, është një nga banoret e vogla të Tiranës që pret të festojë Ditën e Pavarësisë. Ajo ende është 4 vjeçe dhe ka mësuar himnin kombëtar.
 

Tirana është e dekoruar ne prag feste. Bluevardet kyresore janë veshur kuqe e zi me stema e simbole kombtare. Të gjithëve iu bie në sy, kjo shqiponjë e madhe në të hyrë të qytetit dhe këta flamuj të vendosur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Por përballë këtij zbukurimi, qytetarët thonë se kjo festë kombëtare nuk pritet me tryeza të shtruara dhe me përgatitje e mëdha siç ndodh në Vitin e ri apo në festat fetare. Por, të moshuarit që janë më tepër nostalgjike thonë se do të sjellin në bisedat e tyre me njëri tjetrin të kaluarën e vendit, ndërsa të rinjtë kanë blerë flamuj dhe ditët e pushimit i shfrytëzojnë për dalje.
 

Ky normalitet i të priturit festat e pavarësisë, e tregojnë edhe shitjet në treg ku blerjet e fundjavës janë të zakonshme sa asgjë nuk të lë të kuptosh që është një fundjavë feste. Ashtu siç do ditë tjetër, trotuaret i gjen bosh pa tregëtarët të cilët shfaqen në të të tilla raste për të shitur flamuj apo shallë kuq e zi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›