Varreza çame, Idrizi: Në Kllogjer monumenti përkujtimor
Komuniteti çam shumë shpejt do të ketë një vend pelegrinazhi. Në Kllogjer të Sarandës, do të ndërtohet varreza monumentale për të nderuar mijëra çamë që u vranë gjatë eksodit në Qafë Botë.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se më në fund, edhe komuniteti çam do të ketë një vend për të përkujtuar viktimat e genocidit.
“Pasi të shpallet projekti fitues pritet të nisë edhe puna. Ky projekt do të financohet nga komuniteti çam ndërsa pjesa tjetër nga qeveria shqiptare. Besojmë se 27 qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë të realizuar këtë objekt” ka theksuar Idrizi.
Ndërkohë për ndërtimin e varrezës monumentale në Kllogjer të Sarandës kanë hyrë në garë tetë studio arkitekture.