Dita e Presidenteve - koment ku pasqyrohen idelet dhe institucionet amerikane

Sot me 21 shkurt ne Shtetet e Bashkuara eshte Dita e Presidenteve. Ne kete dite amerikanet nderojne udheheqesit e tyre kombetare duke filluar me Xhorxh Uashingtonin.
Ditelindja e Uashingtonit 22 shkurti eshte perkujtuar jozyrtarisht qe nga koha kur ai vdiq me 1799 dhe zyrtarisht u be feste kombetare ne vitin 1885. Me kalimin e kohes amerikanet filluan te nderojne edhe nje udheheqes tjeter te shquar Abraham Lincolnin ditelindja e te cilit eshte 12 shkurti. Njohja zyrtare e ketyre dy festave u be ne vitin 1971 kur u vendos qe e hena e trete e shkurtit te jete feste kombetare per nder te gjithe presidenteve te vendit.
Uashingtoni u be i famshem sepse udhehoqi amerikanet ne fitoren e vitit 1782 ne luften per pavaresi ndaj Britanise. Ai kishte popullaritet aq te madh sa qe po te donte mund ta shpallte veten mbret te vendit. Disa nga oficeret e tij te pakenaqur me procesin demokratik iu luten Uashingtonit ta bente kete.
Hiqini keto mendime nga koka tha presidenti Uashington dhe i qortoi ashper ata qe ia bene kete sugjerim. Ne dhjetor 1783 Xhorxh Uashingtoni urdheroi shperberjen e ushtrise dha doreheqjen nga posti i komandantit te pergjithshem te forcave te armatosura dhe doli ne pension.
Ne ate kohe Amerika ishte nje konfederate e dobet e perbere nga 13 shtete. Gjate gjashte viteve ne vijim amerikanet luftuan per krijimin e nje kornize qe do te krijonte nje qeveri federale duke i dhene kompetenca te rendesishme qeverive te shteteve. Shume amerikane nuk besonin ne idene e nje qeverie kombetare dhe i trembeshin abuzimit te pushtetit nga zyrtaret federale vecanerisht nga presidenti.
Ne kete kohe kritike Uashingtoni ishte njeriu te cilin amerikanet ishin te gatshem ti jepnin besimin. Ai nuk kishte asnje kundershtar ne garen per postin e presidentit te pare te Amerikes ne zgjedhjet e vitit 1789.
Kur ai erdhi ne pushtet Shtetet e Bashkuara kishin nje kushtetute por qeveria ende nuk ishte e organizuar mire. Ne momentin kur ai kishte mbaruar mandatin dhe kishte vendosur te mos kerkonte mandat tjeter Shtetet e Bashkuara ishin njohur zyrtarisht nga fuqite me te medha te botes. Uashingtoni e vuri vendin ne nje rruge te mbare financiare dhe krijoi nje ushtri efikase per mbrotjen dhe zgjerimin e Amerikes drejt territoreve perendimore.
Ne Francen revolucionare idealeve demokratike ua zune vendin trazirat terrorit dhe shtypja. Por ne Shtetet e Bashkuara nen udheheqjen e Xhorxh Uashingtonit revolucioni prodhoi qeveri te qendrueshme demokratike dhe te ligjshme. Duke u larguar nga pushteti vullnetarisht pas mandatit katervjecar Uashingtoni dha nje shembull te rendesishem per gjithe presidentet. Ai mbikqyri gjithashtu transferimin paqesor te pushtetit nga nje president i zgjedhur tek tjetri nje parim jetik ky per demokracine dhe nje shembull per njerezit ne mbare boten.