Konstituohet Kuvendi i Kosoves. Jakup Krasniqi zgjidhet kryetar

Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, filloi siç ishte e planifikuar në orën 11:00 seancën konstituive. Deputetja më e vjetër Flora Brovina, e hapi këtë seancë e ndihmuar nga deputetja më e re, Biserka Kostic. Deputetët e kanë votuar njëzëri komisionin për verifikimin e mandatave, ndërkohë, u zhvillua dhe betimi i deputetëve të rinj. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje betimin e kanë dhënë, duke ekspozuar secili para vetes nga një flamur kombëtar shqiptar.
Në seancën e parë konstitutive Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i kuvendit të Kosovës me 90 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime. Po ashtu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarë të Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetet serb është zgjedhur Petar Miletic, ndërsa Enis Kerman është zgjedhur nga komunitetet të tjera.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i PDK-së Jakup Krasniqi falendëroi deputetet për besimin e dhënë ndaj tij dhe i uroi kuvendit punë të mbarë në përmbushjen e detyrimeve dhe sfidave. Ai premtoi se çdo vendim do të merret mbi bazën e kushtetutës së Kosovës dhe rregullores së kuvendit. Pas përfundimit të seancës ai thirri dhe mbledhjen e parë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në seancën konstitutive të parlamentit të Kosovës në salle ishin prezent dhe ambasadori amerikan Christopher Dell, shefi i ICO-s, Pieter Feith dhe raportuesja e KE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 shkurt 2011 )