E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK e Vetevendosja vota kunder

Kjo është hera e parë që në Kosovë do të ketë një opozitë të fortë, e cila për nga fuqia e votës së elektoratit është më e madhe se sa partitë që do të jenë në pushtet. Për  herë të parë në parlament janë ulur edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtojnë planin e Ahtisaarit dhe simbolet shtetërore të Kosovës. Secili nga deputetët e “Vetëvendosjes” gjatë betimit vendosen para vetës nga një flamur të vogël kombëtar, para të cilit ata thanë se u betuan, duke kundërshtuar qysh në seancën konstituive simbolet shtetërore të Kosovës.
 
“Ne sot u betuam mbi flamurin kuq e zi. Lëvizja Vetëvendosje në përputhje me programin e vet politik nuk i njeh simbolet e importuara të cilat nuk i janë nënshtruar verifikimit në publik. Synimi është po ashtu që nëpërmes punës brenda dhe jashtë institucionev t’ia kthejmë popullit simbolet kombëtare. Vetëm me to populli identifikohet dhe ndihet vetëvetja. Ne konsiderojmë se simbolet kombëtre janë të rëndësishme për hisotirnë dhe ekzistencën e kombit”, tha Visar Ymeri, Deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje.
 
Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanës e nuk do të votojnë për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë. “Qëndrimi i AAK-së se nuk do të votojmë për President dhe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës”, tha Ardian Gjini, Deputet i AAK-së.
 
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, për presidentin votimi bëhet i fshehtë. Nëse në rundin e parë ose të dytë (të përsëritur) nuk merr dy të tretat e votave të deputetëve, procesi përsëritet edhe herën e tretë, kur ai mund të zgjidhet po mori një votë më shumë se gjysma e numrit të deputetëve, do të thotë 61 vota. Në rast se dështon edhe hera e tretë e zgjedhjes së Presidentit, sipas Kushtetutës shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Partitë në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar formulën e ardhshme qeverisëse duke e vlerësuar atë të dëmshme për vendin.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›