E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtrimet fizike te stilit ushtarak nje prirje e re ne SHBA

Ushtrimet fizike te nevojshme per nje shendet te mire po behen perhere e me teper pjese e jetes se amerikaneve. Ekspertet thone se kete vit po vihet re nje prirje per ushtrime fizike energjike te tipit ushtarak. Keto lloj ushtrimesh po zevendesojne ushtrimet e tjera ne grup te tipit te aerobise apo joges.

Nese e keni marre me seriozitet renien ne peshe tani pas festave te fundvitit ushtrimet e tipit ushtarak do te ishin zgjedhja me e mire. Ne Los Anxhelos qyteti i Hollivudit ku te qenit ne forme te mire fizike merr nje rendesi te vecante po vihet re nje prirje e re neper palestra ushtrime energjike sipas modelit te atyre qe zhvillojne ushtaret ne gjate stervitjes. Keto lloj ushtrimesh mund te zhvillohen brenda ne palester por edhe jashte ne ajer te paster.

Nje instruktor i mire do te ishte i nevojshem per te nxitur pune me intensive dhe me specifike me muskujt. Keto lloj seancash me ushtrime fizike tashme te perhapura ne Kaliforni perfshijne programe me ushtrime kardiovaskulare rezistence dhe elasticiteti. Grifin Uajt i qendres sportive MINDMUSCLEFITNESS trajnon nje grup pasionantesh te ushtrimeve fizike dhe njerez te famshem te Hollivudit ne oret e mengjesit. Ai thote se ushtrimet fizike te tipit ushtarak jane popullore pasi i lejojne njerezit te bejne ushtrime fizike bashkarisht.

Njerezve u pelqen te bejne ushtrime ne grup. Kjo i motivon te punojne ne pranine e miqve ose te njihen me njerez te rinj ne nje mjedis shoqeror.

Aktori Udi Shulc thote se ushtrimet e tipit ushtarak zhvillohen pa nderprerje dhe i kursejne atij kohe dhe para krahasuar me klasat e aerobise.

Ne keto lloj ushtrimesh shkrihen ushtrimet e tipit kardio me pesha dhe ushtrimet baze. Kjo eshte nje menyre me intensive ushtrimesh se sa kur i ben vetem. Dhe koha kalon shume shpejt.

Ushtrime e tipit Joga qe shoqerohet edhe me meditim jane me te kushtueshme se sa ushtrimet e tipit ushtarak ne grup edhe pse ato drejtohen nga trajnere te specializuar.

Hajsinth Ljus me profesion avokate thote se kur ushtrimet zhvillohen me trajner rezultati eshte shume me i mire se sa kur ben ushtrime vetem.

Une bej ushtrime 6 dite ne jave dhe po arrij rezultatin qe deshiroj. Perpiqem te ndjek nje diete te shendetshme vrapoj bej ushtrime dhe mendoj se ato kane rezultat shume te mire me drejtimin e trajnerit.

Sipas nje studimi te koheve te fundit te Kolegjit amerikan per Sportin dhe Mjekesine ne vitin 2011 nje numer me i madh njerezish pritet te interesohen me teper per programe ushtrimesh qe perfshijne edhe keshilla per dieten. Po sipas studimit ushtrimet e tipit ushtarak brenda dhe ne natyre mund te jene me te kerkuarat.
Ron Mathews eshte ekspert per ushtrimet fizike dhe ai eshte trajner i disa yjeve te Hollivudit. Ai thote se sekreti per te patur nje trup te bukur eshte perkushtimi.

Nevojitet perkushtim. Duhet qe ushtrimet fizike te behen pjese e jetes se perditshme. Nuk mund ti besh ato vetem ne fundjave. Dicka tjeter qe u them yjeve te Hollivudit Pamja e jashtme e bukur lidhet drejtpedrejt me punen tuaj prandaj merreni ate me seriozitet. Duhet te ushqeheni mire gjithmone dhe ashtu sikurse nuk rrini asnje dite pa ngrene nuk duhet te rrini asnje dite pa bere fiskulture.

Sipas studimit te Kolegjit amerikan per Sportin dhe Mjekesine kete vit vihen re prirje per ushtrime fizike ne grupe te vogla nje menyre e mire shoqerimi mes njerezve per te qene me te motivuar si dhe per ta ndare koston e pageses per trajnerin me te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›