E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Shën Valentinit

Festa e Shën Valentinit ne Tiranë ka krijuar nje panorame vërtet te këndshme. Çifte te dashuruar, angazhime për blerje dhuratash e shkëmbime puthjesh te cilat nuk kalojnë pa u vene re. Ngjyra e kuqe, simbol i dashurisë dominon kudo, ne zbukurime dyqanesh, veshje e dhurata. Ne privatësi ose jo çiftet ane kujdesuar qe dhurata për te dashurin e zemrës te jete sa me e veçante e sigurisht domethënëse. Për shume te dashuruar një buqete me trëndafila te kuq është dhurata perfekte për këtë dite qe sipas tyre nuk njeh moshe. Krahas luleve, çokollatat, aksesoret ne forme zemre apo arushet prej pelushi kane qene te preferuarat e çifteve ne ditën e te dashuruarve. As kryeministri Sali Berisha nuk e ka shmangur këtë dite. Godina qeveritare, e përfolur se u përdor për te qëlluar me plumba protestuesit e 21 janarit, ka qene sot e zbukuruar me tullumbace te kuq, simbol te dashurisë. Edhe ne bote mijëra çifte festojnë këtë 14 shkurt Shën Valentinin. Ne shenje simbolike katërmbëdhjetë çifte janë ne gare, mes te cilëve njeri homoseksual, ne konkursin për puthjen me te gjate te organizuar ne qytetin turistik tajlandez te Pattaya. Ne shtetet evropiane dita e te dashuruarve festohet me shkëmbim dhuratash kryesisht trëndafila e çokollata, simbol i kësaj feste. Ne Venecia, Paris, Londër e Sidnei nuk kane munguar edhe regjistrimet për martese. Historitë për Shen Valentinin janë te shumta, por sipas një legjende Valentini ishte një prift, i cili shërbente gjate shekullit te trete ne Rome, kur perandori Klaudius urdhëroi qe Valentini te dënohej me vdekje pasi celebronte çiftet e dashuruara.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›