E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nik Xhelilaj vlerësohet në Berlin

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj, është vlerësuar ne festivalin e filmit ne Berlin, si një nga 10 talentet evropiane ne kinematografi për vitin 2011. Emri i aktorit është vendosur mes emrave te tjerë nga Holanda, Suedia, Britania e Madhe, Kroacia, Gjermania, Maqedonia apo Irlanda. Xhelilaj, bashke me aktoret e tjerë evropiane, janë vlerësuar nga një juri profesioniste. Te hënën ne mbrëmje aktoret janë ngjitur ne skenën e festivalit te Berlinit, ku edhe janë ndare trofte. Nik Xhelilaj, filmi i pare i te cilit, ishte ?Trishtimi i zonjës Shnajder?, është i njohur për publikun edhe si protagonist i spektaklit te suksesshëm ne Vizion Plus, ?Dancing with the stars?.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›