Dita e Tokës, Arizu vizitë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Ambasadori amerikan: Le të marrim një moment që të përsiatemi për natyrën
Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Alexandër Arvizu apeloi sot që të gjithë të përsiatemi për natyrën. Në ditën e tokës, Arvizu ishte sot në Shtepinë e Fëmijës, “Zyber Hallulli” në Tiranë ku nxënës të programit YES mësuan të vegjlit të mbillnin pemë.
Ambasadori foli për vlerën e mjedisit ndërsa solli ndërmend një shprehje indiane:
“Toka nuk ju është dhënë ju prej prindërve tuaj, por në fakt është huazuar prej fëmijëve tuaj”- tha ai. Ndërsa shtoi se, “për ato qe njohin sadopak lidhur me indianet autoktone e kane fare te qarte se natyra, ajri, toka, uji, gjithçka është shumë e rëndësishme për ta dhe duke qenë dhe unë jam pjesërisht i tillë e kuptoj shumë mirë këtë”. “Pavarësisht gjithçkaje që po zhvillohet këto ditë në Shqipëri, le të marrim një moment që të përsijatemi për natyrën për mjedisin, për të ardhmen”- u shpreh Arvizu.
Dita e tokes nisi heret, ne 1970 ne Uashington, ne formen e protestave ambientaliste.
Nuk kaloi shume dhe ajo u percoll ne mbare boten e festohet dhe sot si një gjest per ti kujtuar te gjithëve rendësinë e mjedisit.