E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami: Rikthimi i LSI, e majta nuk i fiton zgjedhjet e 23 qershorit – socialistët do abstenojnë

22-04-2013 / Gazeta 55

Deputeti Kastriot Islami mendon se e majta nuk fiton as pas rikthimit të LSI-së. Në një analizë për “Panoramën”, Islami shkruan se e bashkuar, e majta ka marrë më pak vota se e djathta në vitin 2007. Kurse e përçarë, e majta ka më shumë vota në shumatore se e djathta. Islami thotë se rikthimi i LSI-së te e majta ka ardhur në një moment të vështirë dhe pa gjetur argumentet e nevojshme për të përgatitur bazën për bashkimin.
Sipas tij, ky do të jetë problemi më i madh që do të reflektohet te zgjedhjet. “LSI duhet të përgatitet për një klimë armiqësore në terren jo vetëm nga PS, por edhe nga aleatët”, shkruan ai.
Islami thotë se shumë votues të majtë do të abstenojnë si shenjë proteste kundër koalicionit PS-LSI.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›