“E Djathta e Bashkuar dhe Qendra”, vijojnë takimet në PD për zgjerimin e koalicionit të djathtë
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot takimet me krere te partive te vogla ne kuader te aleances parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit nën moton “E Djathta e Bashkuar dhe Qendra”.
Kësisoj, selisë së PD i janë drejtuar sot kreu i Levizjes se Legalitetit, Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombetar dhe kreu i Levizjes Shqiperia e Re, Edmond Velshaj.
Ata jane pritur me te mandatuarit per negociatat e koalicionit, Oerd Bylykbashi dhe Ridvan Bode.
Nuk ka ende ndonje deklarate për marreveshjen mes tyre, ndërkohë që mesohet se është diskutuar për koalicionin me PD.
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht negociatat me aleatët e saj për zgjerimin e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit me përfshirjen e të gjitha partive të djathta dhe të qendrës së djathtë.
Pas vendimit të së shtunës të Kryesisë së PD-së për të autorizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode dhe shefin e kabinetit të Kryeministrit, Oerd Bylykbashi, gjatë pasdites së djeshme janë zhvilluar edhe takimet e para me disa nga partitë e vogla të qendrës së djathtë.
Partitë me të cilat dje është arritur marrëveshja janë BLD-ja e Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agraro- ambientalistët e Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.