Dita e Tokës, qytetarët e Tiranës pastrojnë liqenin artificial
Në ditën ndërkombëtare të Tokës qytetarët e Tiranës i bashkohen nismës për pastrimin e Liqenit Artificial. Pjesë e tyre kanë qenë edhe një sërë personalitetesh të artit, medias dhe politikës të cilët kanë lënë pas punën e përditshme dhe kanë dhënë mesazhin për një mjedis sa më të pastër.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha i cili mori pjesë në këtë aktivitet kërkoi ndërgjegjësim të qytetarëve për një mjedis pa mbeturina.
Dita e Tokës është e festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Në SHBA, Dita e Tokës festohet çdo vit në ekuinoksin pranveror, kurse në shumicën e vendeve të botës ajo festohet çdo vit në 22 prill.