E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës, FRPD, aktivitete në Elbasan

14 marsi e cila njihet nga shqiptarët si "Dita e Verës" këtë vit në Elbasan aty ku e ka edhe origjinën e saj po festohet në një mënyrë të veçantë. Kjo për faktin se në këtë qytet kanë ardhur njerëz nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe mjaft politikanë. Kreu i FRPD-së Gerti Bogdani në një intervistë për "Ora News" theksoi se ky forum ka organizuar një sërë aktivitetesh në qytetin e Elbasanit me rastin e "Ditës së Verës". Sipas një nga këto aktivitet që është disi e veçantë është organizimi i një karaoke në qendër të qytetit pasi kjo e fundit bëhet nëpër lokale dhe asnjëherë në një ambjent të hapur. Bogdani gjithashtu e ka cilësuar "Ditën e Verës" si një festë mjaft të rëndësishme që sjell shumë harmoni dhe i kushtohet ardhjes së pranverës ku i këndohet edhe luleve.
Ndërkohë drejt qytetit të Elbasanit është nisur edhe kreu i opozitës Edi Rama i cili do të marrë pjesë në sofrën elbasanase që zhvillohet në këtë qytet me rastin e "Ditës të Verës".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›