E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: S'ka paketë ndihmash për Greqinë

Ministria Federale gjermane e Financave i hodhi poshtë njoftimet për një paketë ndihmash prej rreth 25 miliardë eurosh për Greqinë.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se raporti i gazetës britanike "Guardian" nuk është i saktë. Kjo gazetë njoftonte për një paketë të tillë, duke iu referuar një përfaqësuesi të Komisionit të BE-së. Edhe zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Jonathan Todd, tha se Komisioni është i gatshëm të veprojë në rast nevoje, por se lajmet e tjera për ndonjë marrëveshje ndihme për Greqinë, janë spekulime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›