E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Bertina tek dhoma e surprizës

14/03/10 02:15

Erioni dhe Bertina shkojnë në dhomën ku është përgatitur surpriza për ta. Ata qëndrojnë shtrirë në krevat dhe ndërkohë diskutojnë. Erioni shprehet se në momentin kur e thirrën Bertinën, i shkoi mendja se mund të ishte realizuar surpriza e tij, por nuk e priste kaq shpejt. Bertina shprehet se ndoshta e kanë bërë kaq shpejt sepse nuk i dihet, ndoshta ajo nuk është më javën tjetër. Për surprizën e saj, ajo tregon se nuk e ka përcaktuar por thjesht ka shkruar se donte dicka për Erionin. Bertina mendon se ndoshta i organizojnë dicka në lidhje me skuadrën e tij të volejbollit, ndoshta një ndeshje. Ata diskutojnë edhe për mosmarrëveshjet e krijuara mes tyre e përpiqen që të sqarohen. Të dy mendojnë se tjetri bën sjellje jo të duhura dhe secili tregon se ku i ka mbetur qejfi. Bertina i kërkon të sqarohen edhe për situatën e një dite më parë ku të dy nuk u sollën mirë, por sipas saj, ai më shumë se ajo. Bertina shprehet se vendosi që të mos i flasë më atij pasi vuri re një sjellje të cuditshme, largësi nga ai drejt saj. ajo tregon se nuk i pëlqeu që ai, për të bërë atë të ndjehej keq, shkoi të rrinte me shoqet e ti puthte me radhë ato. Ti mendon se e bëra për inatin tënd? Unë e ndjeva pa e bëra- thotë Erioni, kurse Bertina përgjigjet se po sepse më parë ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Ata diskutojnë dhe për ndarjen e krevateve dhe Erioni rrëfen se e bëri për të parë reagimin e saj. ai ankohet se ajo asnjëherë nuk vjen ta puthë e ta përqafojë, por Bertina ia kthen se kështu i shijon më shumë. Ai e pyet se përse ajo nuk erdhi e ti kërkonte sqarime për ndarjen e krevateve, por ajo shprehet se iu duk sikur ai po luante. Erioni shprehet se nuk i pëlqen mënyra se si komunikon ajo, ndërsa Bertina se nuk i pëlqen kur ai e kritikon vend e pa vend ku shpesh ndjehet e poshtëruar. Ajo ia kërkon që tia thojë më vete dhe ashtu nuk ia merr për ters, por kur janë me të tjerët, ai u jep materiale që ata ti përdorin kundër tyre. Erioni thotë se shpesh nuk i sheh si kundërshtarë, por si miq. Ata diskutojnë edhe për banorët e tjerë ku Bertina shprehet se iu duk e pavend fjala e Klodit kur Kika recitoi poezinë. Ajo mendon se nëse do ishte e kundërta, Klodit do ti kishte mbetur qejfi e do ishte bërë nami dhe shprehet se nuk i pëlqen që Klodi të tjerët i ofendon e i ul në maksimim, ndërsa nëse i thuhet atij, ai nuk të la pa ia paguar. Për Adën, ajo shprehet se ka një rol enigmatik, që nuk hapet e ndoshta nuk do ta ndryshojë. Më pas, ata ndryshojnë atmosferën duke folur për ndjenjat e tyre e duke i rrëfyer njeri-tjetrit se në cfarë pike kanë arritur. Ata shprehen se ndjejnë shumë, një pëlqim të fortë dhe se bëhen xhelozë, por Bertina shprehet se shpesh nuk ndjehet e bindur për ndjenjat e Erionit ndaj saj. Ndërsa bisedojnë, ata puthen e përkëdhelen. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›