E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Hakiu flasin për mentalitetin shqiptar

14/03/10 00:50

Miri diskuton me Hakiun për Rezartën dhe veprimet që ajo ka bërë të cilat janë paragjykuar nga të tjerët apo publiku. Ai tregon për marrëdhënien e dashurisë mes të dyve që është diskutuar e paragjykuar shumë nga të tjerët, ndërkohë që cdo njeri e bën. Miri mendon se njeriu duhet të jetë i lirë të bëjë atë që ndjen dhe se ajo këtë gjë ka bërë. Hakiu shprehet se këta lloj njerëzish janë duke përfshirë edhe veten e Mirin dhe sipas tij, sado që të përpiqen të bdryshojnë mentalitete, sërish po të njëjtët mbeten. Ai mendon se veprimet e tyre kanë qënë të nxituara, ndërsa Miri mendon se Rezarta është një karakter mjaft i hapur dhe vërtetë do të bëjë ato që ndjen duke thënë se është një tjetër lloj bote, e një bote të hapur, të cmendurisë e të lirshmërisë. Hakiu ndërhyn dhe thotë se mentaliteti shqiptar nuk ka arritur që të pranojë këto lloj veprimesh dhe shprehet se dhe ai vetë e ka parë si një hap të nxituar këtë gjë. Ne jemi këta që jemi e nuk i ndryshojmë dot mendimet me një reality-show apo brenda natës- shprehet ai. Miri duke pyetur se ku janë njerëzit me mendje të hapur që nëpër klipe janë shfaqur si të tillë ndërsa aty flasin e i paragjykojnë veprimet e tij, duke folur për një pjesë të banorëve dhe reagimet që pa tek ta. Hakiu mendon se këta banorë vec tregojnë përralla e se në realitet janë shumë paragjykues. Miri duket shumë i prekur nga opinioni i të tjerëve dhe shprehet se nesër do shpërthejë. Miri flet edhe me Seldin, i irrituar për fjalët që i tha dhe shprehet se dhe me atë do sqarohet. Seldi e pyet nëse do sqarohen brenda apo jashtë, me brinjë apo pa brinjë, duke ironizuar fjalët e Mirit. Ai i thotë se i ka vënë një kryq të madh duke shtuar se nuk e konsideron më asgjë. Miri i thotë se që nesër do fillojë të merret dhe me të sepse deri tani nuk e kishte parë në këtë mënyrë, por tani i erdhi në shteg sepse sipas tij, Seldi i ka tejkaluar të gjitha kufijt me të. Edhe Seldi ia kthen njësoj se edhe ai kishte menduar ndfryshe deri më tani për të dhe i janë kthyer në të kundërt të gjitha mendimet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›