E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës, Shqipëria feston rigjallërimin e natyrës

Tiranë- Dita e Verës do të gjallërojë sot epiqendrën së saj qytetin e Elbasanit po ashtu Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

I kthyer në një traditë tashmë 14 Marsi kremtohet si festë kombëtare në mbarë territorin e Shqipërisë. Ditën e sotme ballokumet, muzika, lulet dhe aktivitete të shumta do të sjellin atmosferë pranverore në Elbasan dhe qytete të tjera.

Bashkia e Tiranës njoftoi dje programin e kryeqytetit për këtë ditë ku përfshihen aktivitete të ndryshme.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë, festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it të Elbasanit(Skampa e lashtësisë). Kremtimet bëhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në 14 Mars. Dhe simbolika e këtij festimi është gatimi i ëmbëlsirës tradicionale, ballokumeve.

Aktivitete festive në Tiranë:

Në rrugën Murat Toptani, në orën 10.00 hapet Panairi i Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën Murat Toptani do të shoqërohet edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.

Në Lulishten 3 Vëllezërit Frashëri do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liceut Artistik Jordan Misja.

Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore Tirana. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë Parkut Rinia.

Festimet do të kulmojnë në sheshin Nënë Tereza me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e cila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00.

Historiku i ‘Ditës së Verës’:

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më14 mars.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 Mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Afrohet Dita e Verës, Elbasani fillon përgatitjet Elbasan- Edhe 4 ditë na ndajnë nga festa e Ditës...
  2. Dita e Verës, Bashkia e Tiranës: Ja ktivitetet që do të zhvillohen Tiranë- Festës së Ditës së Verës ashtu si shumë qytete...
  3. Elbasan- Dita e Verës, policia merr masa për ruajtjen e rendit Elbasan- Për shkak të fluksit të madh të njerzve dhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›