Shkup, Xhaferri: Incidentet, akte të shëmtuara
SHKUP - Zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri dënoi dje incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit. Me rastin e promovimit të projektit për integrim ndëretnik në arsim që do të realizohet nga ana e USAID-i ai tha dje se “ajo për të cilën ne biem dakord plotësisht është se incidentet e tilla të dhunshme si ato që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, nuk kanë vend në shoqërinë tonë, dhe shpreh keqardhjen tonë për viktimat e të gjitha përkatësive etnike.
Këto janë akte të shëmtuara dhe do të trajtohen si të tilla”, theksoi Xhaferri. Ai shtoi gjithashtu se “harmonia ndëretnike duhet të fillojë në shtëpi dhe në komunitet. Shkollat gjithashtu luajnë një rol kritik. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të gjithë fëmijët në këtë vend, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, të marrin një arsim cilësor që nxit respekt për diversitet dhe një mjedis të qëndrueshëm shumetnik”, theksoi zv/kryeministri Xhaferri.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)