E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Zvicër, përplaset autobusi me fëmijë, 28 të vdekur

ZVICER - 28 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 22 fëmijë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në kantonin Vallese, në Zvicër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një autobus me fëmijë, me targa belge, u përplas me murin anësor të një tuneli.

Mediat vendase bëjnë të ditur se përveç 28 viktimave, rezultojnë të plagosur edhe 24 fëmijë të tjerë. Mes viktimave është edhe drejtuesi i mjetit dhe ndihmësi i tij. Të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga aksidenti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›