E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dita e Verës", festohet në Tiranë dhe Elbasan

Festa e Ditës së verës do të festohet me aktivitete të shumta dhe në Tiranë. Festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, dhe do të vazhdojnë deri vonë në mbrëmje.
Megjithëse Elbasani është vendlindja e kësaj feste, Tirana nuk mbetet mbrapa në festimin e saj, duke e kthyer vitet e fundit në një ritual të vërtetë. Ballokumja është ëmbëlsira e kësaj dite, që do të shtrohet në të gjitha treyezat e kryeqytetit.
14 marsi këtë vit në Elbasan do të festohet në një mënyrë të veçantë. Kjo për faktin se në këtë qytet do të vijnë njerëz nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe mjaft politikanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›