Ne lezhjanët dhe fenomeni Klodi

Psikolog master / Lezhë
Duke u krahasuar me shumë kultura në të shkuarën, ajo perëndimore mund të themi se ka qenë mjaft e shtypur seksualisht. Mjafton të sjellim në kujtesë Greqinë e lashtë ku homoseksualizmi ishte një sjellje e toleruar dhe e pranueshme, po ashtu edhe në traditën judaike.
Përcaktimi i ngushtë i sjelljes normale seksuale ka shërbyer për shekuj për të ndihmuar vazhdimësinë e qenies njerëzore dhe mbijetesën e strukturës familjare.
Dallimet kulturore mbi seksin janë të ndryshme në kultura të ndryshme, kështu p.sh në kulturat perëndimore gjoksi femëror konsiderohet si një objekt erotik, kurse në shumë shoqëri të tjera ai është neutral, ose rasti i homoseksualitetit të Klodit që për shoqërinë Italiane dhe shumë të tjera perëndimore është i pranueshëm dhe i mbështetur ligjërisht, ndërsa në kulturën shqiptare,megjithëse po mbështet ligjërisht ,serish ai është "tabu", duke "mbarsur" debat në auditor të ndryshme dhe irritueshmëri në një pjesë të banorëve të qytetit të Lezhës.
Në 5 dekadat e fundit shoqëria perëndimore u njoh me dy qëndrime seksuale. I pari erdhi nga "revolucioni seksual" i viteve 60-70, që u shoqërua me një hapje të re ndaj interesit seksual dhe kënaqësisë seksuale. Manualet mbi seksin u bënë best-sellërat më të shitur. Industria kinematografike nisi të tregonte vëmendje të vçante ndaj skenave eksplicite të seksit.
Më pas në vitet 80 kjo fushatë u mbyll, për ti hapur rruge një "derivati" faktorial të rëndësishëm si sidës, hiv-aidsit, që i dha informacionit për seksin një shtysë tjetër. Fushata për seks të sigurt nuk e kishte ulur interesin për seksin e shëndosh.
Mirëpo me këto ritme të larta të ndryshimit rreth "botës seksuale", që po ndodhnin në kulturën perëndimore,Shqipëria gjendej totalisht e izoluar, nga ky "infeksion" i njerëzimit siç quhej nga udhëheqja e asaj kohe, madje në krahina të caktuara kontrollohej rreptësisht nga normat zakonore kanunore,që tashmë ishin bërë pjesë e "kodit gjenetik" të banorëve të këtyre zonave.
Me rënien e periudhës komuniste,"barrierat" e para që pësuan shembje ishin ato kulturore,dhe një pjesë e shoqërisë sonë u bë "open-mind" menjëherë ndaj kësaj kulture perëndimore,ndërsa "shoqëria kanunore" u mbyll akoma më shumë në guaskën e saj të "rezistencës".
Ndonëse në mungesë të informacionit, droga, sida, homoseksualiteti e thelluan më shumë ndarjen në skaje ndërmjet këtyre dy grupeve. U donte hyrja "prepotente" e medias që ta thyente sadopak këtë ekstremitet.
Një "mision" të tillë e mori mbi vete reality-shoë Big-Brother, i cili në dy edicionet e tij të para bëri "revolucion" në mentalitetin tonë,duke u sinjifikuar si një program që na bëri skeptik rreth mënyrës sesi mendojmë dhe sesi ndiejmë,dhe për këtë i duhet thënë një bravo e madhe.
Në edicionin e tij të tretë Big-Brother solli një fenomen të ri me vete ("fenomenin" Klodi), i cili dhe si fenomenet e mëparshme ngjalli debat,interes,kureshtje dhe protesta në banorët e Lezhës ashtu siç solli protesta "fenomeni" Adelajda.
Ndryshe nga fenomeni i fundit, homoseksualiteti i Klodit nuk është më çështje mentaliteti po karakteri. Meqë jemi te homoseksualiteti, ia vlen të theksoj se ai është një çrregullim i identitetit gjinor sipas DSM-IV.
Në këtë çrregullim problemi me këto persona është kuptimi i tyre mbi gjininë. Njerëzit me këtë çrregullim identifikohen me seksin e kundërt, ata ndiejnë se i përkasin këtij seksi dhe se gjinia e tyre biologjike është thjesht një gabim i natyrës.
Nga standardet biologjike ato janë heteroseksual, por duke qenë se ato mendojnë se vetja e tyre i përket seksit tjetër, në mendjen e tyre ato bëhen homoseksual. Sipas studimeve të fundit çrregullimi i identiteti gjinor është 3 herë me i shpeshtë të meshkujt se te femrat,dhe duhet thënë se premisat e këtij çrregullimi fillojnë që në fëmijërinë e hershme.
Por duke qenë se homoseksualiteti ka premisa biologjike, dhe kjo nuk është një dëshirë e Klodit,atëherë përse këto banorë ngrihen në protesta? Kundër kujt protestojnë këto banorë, kundër Klodit si "objekt" apo kundër Klodit si "subjekt"?
Në të pavetëdijshëm time, si banor i këtij qyteti, këto protesta kanë lindur si "shpërthime" të karakterit verior të pathyeshëm dhe të panënshtrueshëm. Kjo nuk është çështje mentaliteti por çështje karakteri. Këto banorë kanë shekuj që kanë të formuar një karakter të tillë, dhe që nuk mund të ndryshojnë në 2 dekada tranzicioni,dhe aq më pak ta thyejnë atë nga një edicion televiziv 3 mujor.
Në optiken time,sjellja e këtij fenomeni,është i pazakontë për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, dhe aq më shumë për disa krahina në vçanti.
Vetë formati i këtij programacioni, ku moshat të ndryshme gjejnë veten dhe personifikohen me këto personazhe, bie totalisht në kundërshtim me këtë fenomen. Nëse ecim sipas kësaj logjike, në një të ardhme të afërt tek vëllezërit dhe tek motrat tanë do të kemi një "trendy" të ri, "trendin" homoseksual.
Gjithkush ka opinionin e tij për homoseksualitetin dhe shpesh, ky opinion është shumë i fortë e i palëkundur. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
Madje, Richard C. Pillard M.D., psikiatër në "Boston University School of Medicine" dhe një ekspert i shquar për homoseksualitetin, shkon edhe më tej, kur thotë: "Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë shteruese"
Nga rezultatet e kërkimeve të Dr. Alfred Kinsey, mësojmë:
* Rreth 4 për qind e burrave (në Amerikë), janë homoseksualë ekskluzivë gjatë gjithë jetës së tyre.
* Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur (homoseksualë jo ekskluzivë).
* Rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, që studioi Dr. Kinsey, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie seksuale deri në orgazëm, me një mashkull tjetër.
* Tek gratë këto shifra janë më të vogla. Rreth 2% deri 3% e grave të rritura, mendohet të jenë ekskluzivisht homoseksuale (lesbike), gjatë gjithë jetës së tyre.
Studimet e kryera për këtë qëllim edhe në kultura të tjera moderne, tregojnë se përqindja homoseksualëve në këto vende është në shifrat e më sipërme.
Sa herë flitet për homoseksualizmin, njerëzit, bëjnë këto tre pyetje:
1. Çfarë e shkakton homoseksualizmin?
2. Është apo nuk është, homoseksualizmi, një fenomen "natyral"?
3. Çfarë është në vetvete homoseksualiteti?
Këto janë edhe pyetjet, që studiuesit e homoseksualizmit, e kanë më të vështirë për t'iu përgjigjur. Ata, kur përpiqen t'u përgjigjen këtyre pyetjeve, ndjejmë se këtu fillon pjesa më e vështirë e gjithë asaj që ka të bëjë me homoseksualitetit.
Por, për çudi, këto pyetje, marrin përgjigje të menjëhershme dhe "definitive", në disa emisione televizive të Tiranës. Në këto emisione, përgjigjet e gabuara shiten si të vërteta të padiskutueshme.
Definicioni më i mirë për homoseksualitetin është ky: "Orientim seksual për partnerë me gjini të njëjtë". Vini re! Unë thashë "orientim seksual" dhe jo "preferencë seksuale". Këto dy terma nuk duhet të ngatërrohen. Ne orientohemi seksualisht për një partner të gjinisë tonë, ose të gjinisë tjetër.
Por, pavarësisht, orientimit seksual, ne kemi preferenca për partnerin. Dikush preferon një bionde, më shumë se një brune. Dikush preferon një grua me gjinj të mëdhenj, dikush me gjinj të vegjël.
Dikush preferon një partner ose partnere me ngjyrë, dikush tjetër një të bardhë. E kështu preferencat janë pa fund. Siç e shikoni, preferencë seksuale kanë heteroseksualet edhe homoseksualët.
Por, si për çdo gjë tjetër lidhur me seksualitetin human, orientimi seksual nuk është një gjë e prerë me thikë. Ka shumë heteroseksualë (njerëzit seksualisht të drejtë), që janë të tillë gjatë gjithë jetës së tyre, por ndonjëherë, fantazojnë për marrëdhënie seksuale me seksin e njëjtë.
Kjo, nuk i bën ata, domosdoshmërisht, "homoseksualë latentë", siç është bërë zakon t'i quajnë. Në një anketim me 171 burra heteroseksualë, një e treta e tyre, thanë se kanë pasur fantazi të rastësishme për seks me djem dhe burra. Po ashtu, shumica e homoseksualëve, që kanë qenë të tillë gjatë gjithë jetës, kanë bërë seks rastësor, me partner seksualë gra. Në një rishikim që i bëra literaturës gjeta:
* 60% deri 70% për qind e burrave homoseksualë, kanë bërë seks me një grua ose vajzë, më së paku, një herë.
* Mbi 80% e grave lesbike kanë bërë seks me një burrë, ose një djalë.
Ashtu siç e përshkroi situatën, kohë më parë, doktor Kinsey: "Njerëzit nuk prezantohen në dy popullata të ndara me thikë - heteroseksualë dhe homoseksualë. Bota nuk mund të ndahet në dele dhe në dhi...
Kjo botë e gjallë është një kontinuum në të gjitha aspektet, si dhe në çdo aspekt të vçantë të saj. Sa më shpejt të mësojmë për sjelljen seksuale humane, aq më shpejt do të arrijmë mirëkuptimin për realitetin e seksit"
Për një përcaktim më të mirë të "realitetit të seksit", Dr.Kinsey, krijoi një grafik me shtatë shkallë, që njihet si "shkalla e Kinsey".
Kjo shkallë tregon gjithë diapazonin e orientimeve seksuale humane. Në njërën anë të shkallës (zero), janë ata që janë ekskluzivisht heteroseksualë gjatë gjithë jetës së tyre dhe në anën tjetër (gjashta) ata që janë ekskluzivisht homoseksualë.
Në mes të këtyre dy ekstremeve është një zonë e gjerë me shumë nuanca gri, ku hyjnë të gjithë ata që nuk përputhen dot në mënyrë precize në asnjërën kategori. Një nga gjetjet më të mëdha të Dr. Kinsey është që ky grup i mesit, në mënyrë të çuditshme, është shumë i madh.
Ai shkon nga njerëz që kanë pasur vetëm një marrëdhënie seksuale të shkurtër jashtë karakterit, deri tek ata që kënaqen në mënyrë të barabartë si me partnerët meshkuj dhe me partneret femra (biseksualët)