E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës,Bashkia bën publike programin

Bashkia e Tiranës ka bërë publikë organzimet që do të bëhen ditën e dielë me rastin e Ditës së Verës. Festimet do nisin që në orën 10.00 dhe më pas do të ketë aktivitet nga më të ndryshme për të gjitha moshat.
Dita e Verës, një festë që kremtohet prej shumë kohësh në vendin tonë do të zgjojë edhe këtë vit kryeqytetin shqiptar, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës ka planifikuar në këtë ditë duke iu bashkuar kështu festimeve në qytetet e tjera të vendit. Kështu në dielën paradite në sheshin "Skënderbej", këngët dhe vallet e asamblit "Tirana" do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor. Ndërkohë festimet do të vazhdojnë për gjatë gjithë ditës deri në orët e vona të natës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›