E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës,shqiptarë nga të gjitha trevat në Elbasan

Qyteti i Elbasanit në këtë ditë është shoqëruar dhe nga qindra shqiptarë të trevave shqiptare, veçanërisht nga ato të Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë ardhur posaçërisht për të festuar këtë ditë. Sipas tyre kjo festë është e gjithë shqiptarëve.
Dita e Verës po festohet në rrugët kryesore të Elbasanit dhe nga fëmijë të shumtë, që i kanë dhënë kësaj dite më tepër gjallëri, dhe natyrë festive.
Ashtu si çdo vit Elbasani është kthyer në qendrën e kremtimit të kësaj feste, duke u bërë kështu qyteti simbol i ballokumeve, dhe ditës së verës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›