E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Japonia befason Kamerunin

Japonia ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Kamerunit, në ndeshjen e dytë të Grupit E, të zhvilluar në Bloemfontein.

Japonia startoi me: Kawashima, Abe, Komano, Tanaka, Nagatomo, Endo, Matsui, Okubo, Hasebe, Honda, Nakazawa, ndërsa Kameruni e filloi ndeshjen me formacionin: Souleymanou, Assou-Ekotto, Nkoulou, Bassong, Eto'o, Makoun, Choupo Moting, Webo, Enoh, Mbia, Matip.

Heroi i japonezëve ishte Keisuke Honda, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 33-të.

Pas kësaj fitoreje, Japonia barazohet me pikë me liderin e Grupit E, Holandën, që mposhti Danimarkën me rezultat 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›