Dita e etikes ne media
Eugen Wollfarth
Ne diten nderkombetare te etikes ne media gazetare dhe analiste shqiptare jane mbledhur ne nje forum ku kane diskutuar per gjendjen aktuale ne Shqiperi. Zoti Wolfarth e konsideroi shume te rendesishem rolin e medias se shkruar dhe elektronike pasi pervec informimit ajo duhet te sherbeje dhe si edukues per publikun. Jo me kot media konsiderohet si pushteti i katert ne demokracite moderne ku mund te themi se media funksionon si nje qen roje per te miren e publikut perkundrejt legjislativit ekzekutivit dhe gjyqesorit. Ne kete rol media e shkruar dhe elektronike shihet si burim i mundshem informacioni. Roli i medias ka rendesi te madhe pasi duhet te sherbeje dhe si edukues te publikut. Nepermjet medias qytetaret mesojne jo vetem se si funksionojne mekanizmat qeveritare por edhe cfare pushtetesh kane ata si zgjedhes dhe si taksapagues per te ndikuar ne menyren se si qeverisen. Unioni i gazetareve ka shprehur shqetesimin jo vetem per plotesimin e vakumit ligjor por dhe per cilesine e profesionalizmit ne media. Ne kete forum u diskutuan tema te ndryshme duke nisur nga publikimi i jetes private te nje politikani e deri tek burimet e gazetarit. Ku cdo gazetar apo redaktor komentonte temat ne baze te pervojes personale. Shiko kroniken video