Te rinjte vuajne nga zemra

SEMUNDJET E ZEMRES Zemra eshte organi me delikat i shqiptareve. Problemet kardiovaskulare zene vendin e pare ne listen e semundjeve qe preket me shume popullsia jone.
Mjeket kane konstatuar se vitet e fundit moshat e reja po kercenohen nga semundjet e zemres. Sipas kardiologeve problemet deri ne infarkt tek 20 dhe 30-vjecaret po shfaqen nga duhanpirja dhe mbipesha. Edhe vdekshmeria nga semundjet e zemres eshte ne nivele te larta. Si mase kunder ketij problemi ministri Petrit Vasili flet per rinovim te aparaturave te kardiokirurgjise. Por mjeket e huaj deklarojne se politikat e shendetesise nuk duhet te nisin nga aparaturat por nga zanafilla pra edukimi i brezit te rinj qe ne shkolla. Sipas tyre aparaturat dhe terapite e kurimit nuk jane te mjaftueshme per te luftuar semundjet e zemres. Semundjet kardiovaskulare nuk jane vetem nje problem shqiptar. Edhe ne shtete evropiane semundshmeria nga zemra ze vendin e pare e ndjekur me semundjet e kancerit.
Shiko kroniken video