E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen camet ne kufi me Greqine

DOGANA E KAPSHTICESPenalizohen serish nga doganieret greke shtetasit shqiptare qe kane te shenuar ne pasaporte vendlindjen ameri. Kete radhe kete fat kane pasur dy bashkeshortet nga Durresi Sali dhe Liljana Bajo. Sapo zyrtaret greke te Kakavijes kane pare vendlindjen e tyre Margllici i kane kthyer mbrapsht te moshuarit qe ishin nisur per nje vizite ne Greqi. Teksa kane nderhyre per te zgjidhur situaten dy personat e shoqeruar me ciftin Bajo edhe pse kishin marre vulen per te hyre nuk u lejuan te vijonin udhetonin ne Greqi. Nderkohe nga pika kufitare e Kapshtices raportohen kthime masive te qytetareve per probleme dokumentacioni. Gjate tre diteve te fundit sipas burimeve nga dogana shqiptare rreth 450 persona nuk jane lejuar te kalojne kufirin edhe ne rastet kur kane qene me te afermit te cilet jetojne prej vitesh ne Greqi. Autoritetet doganore shqiptare theksojne se te gjithe te kthyerit nga pala greke kane qene te rinj qe dyshohet se po shkonin per emigracion dhe jo per turizem apo per te vizituar te afermit. Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›