E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot me diell ne fundjave

MOT ME DIELLEdhe kete fundjave mund ta shfrytezoni motin e ngrohte por jo per plazh. Pavaresisht temperaturave te larta per stinen e vjeshtes 29-30 grade ne fundjave ato do te alternohen me vranesira. Thuajse ne te gjithe vendin moti do te jete i paqendrueshem ndersa pasditen e se dieles sinoptikanet parashikojne rikthimin e reshjeve te shiut ne te gjithe territorin e vendit. Vetem e hena e fundit e ketij muaji pritet te jete e fresket me temperatura 26 grade celsius ndersa ditet ne vijim do te jene te ngrohta por te alternuara me vranesia dhe reshje shiu. E ndersa shtatori do te mbyllet me temperatura te ngrohta tetori pritet te sjelle temperaturat tipike te vjeshtes. Ne ditet e para te tetorit temperaturat do te ulen me 5 grade celsius duke sjelle freskim te motit por edhe paqendrueshmeri. Megjithate fillimi vjeshtes padyshim mund te cilesohet nje nga me te ngrohtet e viteve te fundit. Si rralle here ai eshte shfrytezuar per plazh madje nga sinoptikanet 15-diteshi i pare i shtatorit eshte cilesuar si periudha me e mire per pushime.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›