Eskpertet propozojne masa teknike per shmangien e permbytjeve ne te ardhmen

Mehmet Hasalami ekspert i veprave energjitike mendon se permbytja e diteve te fundit nuk duhet te kaloje vetem me nje liste masash pragmatiste per ta kaluar edhe kete here me kalkulime demesh dhe rimbursimesh per qytetaret e bizneset dhe aq me keq me beteje me sfond politik per fajtoret dhe heronjte. Duhen masa inxhinierike qe ne vetvete jane punime normale qe kerkojne nje angazhim te te gjithe strukturave dhe specialisteve te fushes thote Hasalami
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti Mehmet Hasalami ne bisede me Deutsche Welle-n.
Ky projekt duhet te zgjidhe perfundimisht disa ceshtje duke filluar nga kaskada e hidrocentraleve. Per mbrojtjen e digave menaxhimin e portave te tyre mbrojtjen e shpateve anesore te digave ne te tre basenet kryesore te hidrocentraleve te Komanit Vaut te Dejes dhe Fierzes. Pastaj eshte rregullimi teresor i argjinaturave te vjetra duke i mbilartesuar ato si dhe duke ndertuar te reja. Po keshtu duhet bere dhe pastrimi i te gjitha kanaleve ne zonen e permbytur.
Hasalami shikon si te detyrueshem thellimin ose pastrimin e lumit Buna ne piketakimet qe ai ka me lumenjte Drin e Kir. Me nje gjatesi afer 44 km lumi eshte arterja kryesore qe luan rolin e shkarkuesit dhe cliruesit per sasite e ujerave te teperta. Pastrimi i lumit te Bunes eshte bere per here te fundit qe ne vitet 70 te shekullit te kaluar kujton Mehmet Hasalami dhe me pas cdo gje eshte neglizhuar dhe harruar.
Ai permend si nevoje per ndryshim rrenjesor te te gjithe ndertimeve ne pjesen e NenShkodres duke vendosur nje nivel kufi te lejuar mbi nivelit e detit ku mund te realizohen ndertimet per qellime banimi apo per veprimtari biznesi etj. Ketu pushteti lokal dhe autoriteti qe menaxhon ndertimet pa leje duhet te jete i rrepte per cdo shkelje te ligjit dhe planeve urbanistike.
Por njeri prej eksperteve me te njohur per mjedisin ne Shqiperi prof. Sazan Guri eshte kunder propozimit per te thelluar lumin Buna ne Shkoder apo dhe per te thelluar rrjetin e kanaleve ne ate zone. Ky do te ishte nje gabim i rende inxhinierik shprehet prof. Sazan Guri.
Lumi Buna ka procesin e vet natyror. Nese ti e thellon me shume se duhet ate pra qe ajo te marre me shume se 200 metra kub per sekonde sa merr aktualisht atehere do te vidhej deti dhe i bie ta mbushesh shume here me shpejt. Kjo mund te jete nje kosto e pamate dhe e pallogaritshme. Nderkohe qe ka masa te tjera shume me te thjeshta te pershtatshme te domosdoshme. Urgjentisht te filloje ajo qe eshte premtuar nga kryeministri per te mbjelle rreth 25 milion peme drure frutore ullinj etj.
Prof. Guri kerkon masa me te rrepta ligjore per ata qe presin dhe demtojne druret a pyjet ne teresi pasi sipas tij ato jane burim per mjaft fenomene negative natyrore. Ai shikon si instrument amortizues ndertimin sa me pare te hidrocentralit te Skavices.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Sazan Guri ne bisede me Deutsche Welle-n.
Kjo veper hidrike do te arrije te thithe disa here me shume sasira ujore duke evituar nje permbytje si kjo e diteve te fundit.
Ngritjen e hidrocentralit te Skavices e pershkruan si mjaft te dobishem dhe Mehmet Hasalami. Prof . Guri shton se ndertimi i nje by pass-i ne vendin ku bashkohet Buna me Drinin deri ne derdhje eshte nje tjeter proces qe sipas tij duhet te perfshihet sa me pare ne strategjine antipermbytje.
Dhe ujrat e zeza te mos derdhen ne liqene si ne ate te Shkodres te Ohrit etj. Te ndertohen impiante pastruese per te evituar kete aspekt shume negativ per natyren. Per keto sisteme mbrojtese por dhe per masat e tjera qe lidhen me menaxhimin dhe sistemin e burimeve dhe derdhjeve hidrike duhen afate konkrete. Duhen realizime hap pas hapi pasi nese do te vonojme akoma kostot do te jene disa here me te larta neser. Edhe permbytjet dhe katastrofat do te jene ciklike dhe gjithnje e me te forta dhe me demtuese- thote prof. Sazan Guri.
Autor Arben Muka
Redaktoi Eliana Xhani