E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e gjashtë, protesta të dhunshme në Greqi, bojkot mësimit

Rifillojnë protestat e dhunshme në Greqi. Në shumë shkolla u bojkotua mësimi dhe nxënësit që dolën nëpër rrugë e u përleshen me policinë. Banorët kanë braktisur përdorimin e makinave, pasi gjatë ditëve të dhunës kanë qenë në shenjëster të protestuesve të cilët i thyenin apo u vinin flakën nëpër rrugë.

Tre persona u plagosën, ndërsa 20 studentë u ndaluan për t'u lënë të lirë pak orë më vonë. Sonte është paralajmëruar një protestë masive në Athinë, ku pritet të marrin pjesë me mijëra te rinj.

Që në orët e para të mëngjesit, përleshje të tjera mes protestuesve dhe policisë filluan përpara fakultetit të Agronomisë të Athinës, i marrë nën kontroll nga studentët, ndërkohë që grupe të rinjsh kanë bastisur dyqanet dhe ndërtesa publike në disa lagje të kryeqytetit grek, njoftoi një burim policor.

Përleshje mes manifestuesve dhe policisë ka patur sot edhe përpara burgut të Athinës “Koridhalo”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›