Spitalet në gjithë vendin të zhytyra në borxhe
Tiranë- Spitalet publike në të gjithë vendin janë të zhytyr në borxhe. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana. Sipas saj detyrimi i tyre financiar arrin në 640 milion lekë të deklaruara, por mendohet që borxhi i tyre të jetë shumë më i madh se kaq.
Në këtë situatë të rëndë finnanciare është edhe spitali më i madh në vend, QSUT-ja. Hana tha se nuk mund të fillojë përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve pa shlyer më parë këto borxhe.
Bashkë me vendimin që pritet të miratohet në qeveri, po përgatiten edhe rregullat për mënyrën e funksionimit të siguracioneve në spitale. Drejtoresha, Hana tha se “po gjenden edhe zgjidhjet për shlyerjen e borxheve”.
Borxhet në të gjithë spitalet janë të mbartur dhe të krijuar ndër vite, e kryesisht për shkak të keqmenaxhimit nga ana strukturave drejtuese dhe ministrisë së shëndetësië.