E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy i vendosur per kampet e romeve

Samiti i BE-se ne Bruksel duket se ka bere shume pak per te ctensionuar nje perplasje te paprecedente mes Brukselit dhe Parisit per ceshtjen e romeve.Presidenti Sarkozy konfirmoi se kishte patur shkembime te ashpra me presidentin e Komisionit Evropian por ia ngarkoi pjesen me te madhe te fajit Komisioneres per Drejtesine Viviane Reding.Ai tha se te gjithe udheheqesit e BE-se pajtohen qe komentet e saj per Luften e Dyte Boterore ishin shokuese skandaloze dhe i kishin lenduar francezet.Zoti Sarkozy kembenguli qe Franca do te vazhdonte te shkaterronte kampet ilegale pavaresisht nga kultura dhe origjina e atyre qe jetojne ne to.Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso i ka mbeshtetur kritikat ndaj debimit te emigranteve rome nga Franca por ai e distancoi veten nga krahasimet me deportimet e ciganeve gjate Luftes se Dyte Boterore.

Te marten Komisionerja Evropiane per Drejtesine Viviane Reding i pershkroi perzeniet si nje turp dhe kercenoi se do te ndermerrte veprim ligjor ndaj Frances.Ky eshte turp - tha Komisionerja Reding nge Luksemburgu duke iu referuar perzenies se rreth nje mije emigranteve rome nga Franca per ne vendet e tyre te origjines ne Bullgari e Rumani pasi autoritetet franceze mbyllen kampet e tyre te paligjshme.Diskriminimi mbi bazen e origjines etnike apo races nuk ka vend ne Evrope nuk perputhet me vlerat mbi te cilat ngrihet BE-ja - tha ajo dhe u kujtoi francezeve se jane nenshkrues te kartes per te drejtat themelore e mbron grupet etnike nga diskriminimi.

Dy kolona anash

Prishtina kerkon pranine e SHBA-ve ne bisedime

Albana Isufi

Rezoluta e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme i jep Bashkimit Evropian rolin kryesor ne bisedimet e mundshme mes Prishtines dhe Beogradit. Por Prishtina zyrtare ka bere te ditur se nuk do te hyje ne bisedime nese SHBA-te nuk jane te perfshira ne kete proces.

Zevendeskryeministri Hajredin Kuci i tha Radios Evropa e Lire se roli i SHBA-ve ne te gjitha proceset qe nderlidhen me Kosoven nuk zevendesohet me asgje.

Ne kudo qe jemi dhe bisedohet per Kosoven rolin e SHBA-ve e shohim te pazevendesueshem. Ne kete drejtim Kosova punon me mekanizmat nderkombetare qe SHBA-te te jene pjese jo vetem pjese per shkak te deshires sone por edhe per shkak te nevojes per nje zgjidhje te qendrueshme ku nje lloj garanti do te thosha do te ishin edhe SHBA-te edhe BE-ja. Ne kete drejtim besoj se edhe zgjidhja e pranueshme do te ishte ne raport te unitetit SHBA-BE - tha Kuci.

Nje jave pas miratimit te rezolutes se Serbise te bashkesponsorizuar nga Unioni Evropian nuk eshte bere publike as formati e as koha e mbajtjes se bisedimeve.

Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ahmet Isufi tha se krahas agjendes qe sipas tij duhet te miratohet ne Kuvend ne vendimin eventual te legjislativit duhet te theksohet prania e SHBA-ve ne procesin e bisedimeve.

Mendoj se ndikimi kryesor per ndryshimin e rezolutes ne OKB dhe per harmonizimin mes BE-se dhe Serbise ka qene kryesisht i SHBA-ve dhe presioni eshte bere nga SHBA-te per terheqjen e rezolutes dhe per aprovimin e rezolutes se miratuar ne OKB. Konsiderojme se pa pjesemarrjen e SHBA-ve absolutisht nuk do te mund te kete cfaredo bisedimesh qe mund te jene te nivelit politik - tha Isufi.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene gjithnje te perfshira ne zgjidhjen e problemit te Kosoves qe nga vitet lsquo90.

Zevendeskryeministri Kuci i quan ato aksionare te paqes ne Ballkan. Keshtu qe sipas tij SHBA-te duhet te jene te perfshira edhe ne proceset tjera si mund te jene bisedimet Prishtine-Beograd.

Roli i SHBA-ve eshte i pazevendesueshem. Ato jane aksionare te paqes dhe stabilitetit ne rajon por edhe ne bote. Ne kete drejtim nje unitet i qendrueshem i SHBA-ve dhe i BE-se perballe qendrimeve per Kosoven dhe rajonin do te ishte i dobishem per te gjitha palet - tha Kuci. Nje rol me i madh i SHBA-ve ne procesin e bisedimeve eshte kerkuar nje dite me pare edhe ne Kuvendin e Kosoves. Per nje gje te tille ka pajtim mes Qeverise e opozites. Ahmet Isufi nga partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kerkon sqarim te rolit te SHBA-ve.

Institucionet e Kosoves jo vetem kerkese zyrtare por duhet te marrin edhe vendime ne Parlamentin e Kosoves lidhur me agjenden per bisedime por edhe per pranine e SHBA-ve meqe SHBA-te kane pasur rol vendimtar ne clirimin e Kosoves ne pavaresine e Kosoves ne proceset qe po e ndihmojne Kosoven ne demokratizimin e vendit dhe po ashtu ne krijimin e raporteve te njohjeve dhe funksionimit te shtetit te Kosoves - u shpreh Isufi. Ne anen tjeter zevendeskryeministri Kuci nuk mendon se do te paraqese ndonje problem mospermendja e SHBA-ve ne rezoluten e miratuar ne Asamble pasi sipas tij rezoluta ne fjale nuk perjashton dike tjeter si pale lehtesuese ne dialogun Prishtine-Beograd. Per kete dialog ende nuk jane caktuar temat qe do te diskutohen. Prishtina insiston qe te bisedohen vetem ceshtjet teknike. Por ka zera qe thone se ne kuader te ketyre bisedimeve duhet te zgjidhet edhe ceshtja e veriut te Kosoves ku vazhdojne funksionimin strukturat paralele serbe.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›