Prishtina kerkon pranine e SHBA-ve ne bisedime

Rezoluta e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme i jep Bashkimit Evropian rolin kryesor ne bisedimet e mundshme mes Prishtines dhe Beogradit. Por Prishtina zyrtare ka bere te ditur se nuk do te hyje ne bisedime nese SHBA-te nuk jane te perfshira ne kete proces.Zevendeskryeministri Hajredin Kuci i tha Radios Evropa e Lire se roli i SHBA-ve ne te gjitha proceset qe nderlidhen me Kosoven nuk zevendesohet me asgje.Ne kudo qe jemi dhe bisedohet per Kosoven rolin e SHBA-ve e shohim te pazevendesueshem. Ne kete drejtim Kosova punon me mekanizmat nderkombetare qe SHBA-te te jene pjese jo vetem pjese per shkak te deshires sone por edhe per shkak te nevojes per nje zgjidhje te qendrueshme ku nje lloj garanti do te thosha do te ishin edhe SHBA-te edhe BE-ja. Ne kete drejtim besoj se edhe zgjidhja e pranueshme do te ishte ne raport te unitetit SHBA-BE - tha Kuci.
Nje jave pas miratimit te rezolutes se Serbise te bashkesponsorizuar nga Unioni Evropian nuk eshte bere publike as formati e as koha e mbajtjes se bisedimeve.Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ahmet Isufi tha se krahas agjendes qe sipas tij duhet te miratohet ne Kuvend ne vendimin eventual te legjislativit duhet te theksohet prania e SHBA-ve ne procesin e bisedimeve.Mendoj se ndikimi kryesor per ndryshimin e rezolutes ne OKB dhe per harmonizimin mes BE-se dhe Serbise ka qene kryesisht i SHBA-ve dhe presioni eshte bere nga SHBA-te per terheqjen e rezolutes dhe per aprovimin e rezolutes se miratuar ne OKB. Konsiderojme se pa pjesemarrjen e SHBA-ve absolutisht nuk do te mund te kete cfaredo bisedimesh qe mund te jene te nivelit politik - tha Isufi.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene gjithnje te perfshira ne zgjidhjen e problemit te Kosoves qe nga vitet lsquo90.Zevendeskryeministri Kuci i quan ato aksionare te paqes ne Ballkan. Keshtu qe sipas tij SHBA-te duhet te jene te perfshira edhe ne proceset tjera si mund te jene bisedimet Prishtine-Beograd.
Roli i SHBA-ve eshte i pazevendesueshem. Ato jane aksionare te paqes dhe stabilitetit ne rajon por edhe ne bote. Ne kete drejtim nje unitet i qendrueshem i SHBA-ve dhe i BE-se perballe qendrimeve per Kosoven dhe rajonin do te ishte i dobishem per te gjitha palet - tha Kuci. Nje rol me i madh i SHBA-ve ne procesin e bisedimeve eshte kerkuar nje dite me pare edhe ne Kuvendin e Kosoves. Per nje gje te tille ka pajtim mes Qeverise e opozites. Ahmet Isufi nga partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kerkon sqarim te rolit te SHBA-ve.
Institucionet e Kosoves jo vetem kerkese zyrtare por duhet te marrin edhe vendime ne Parlamentin e Kosoves lidhur me agjenden per bisedime por edhe per pranine e SHBA-ve meqe SHBA-te kane pasur rol vendimtar ne clirimin e Kosoves ne pavaresine e Kosoves ne proceset qe po e ndihmojne Kosoven ne demokratizimin e vendit dhe po ashtu ne krijimin e raporteve te njohjeve dhe funksionimit te shtetit te Kosoves - u shpreh Isufi. Ne anen tjeter zevendeskryeministri Kuci nuk mendon se do te paraqese ndonje problem mospermendja e SHBA-ve ne rezoluten e miratuar ne Asamble pasi sipas tij rezoluta ne fjale nuk perjashton dike tjeter si pale lehtesuese ne dialogun Prishtine-Beograd. Per kete dialog ende nuk jane caktuar temat qe do te diskutohen. Prishtina insiston qe te bisedohen vetem ceshtjet teknike. Por ka zera qe thone se ne kuader te ketyre bisedimeve duhet te zgjidhet edhe ceshtja e veriut te Kosoves ku vazhdojne funksionimin strukturat paralele serbe.