Papa u kujton britanikeve rrenjet e krishtera

Papa Benedikti XVI i ka bere thirrje Britanise qe te mos harroje rrenjet e krishtera teksa zhvillohet ne nje shoqeri shumekulturore.Duke folur nga kryeqyteti skocez Edinburg ne fillimin te vizites se tij shteterore katerditore Papa Benedikti tha se lirite e vendit ishin mbeshtetur nga traditat kristiane qe nuk toleroheshin me nga format agresive te shekullarizmit.Ne komentet me te mehershme Papa Benedikti e pranoi se autoritetet e Kishes kishin qene shume te ngadalshme ne kunderpergjigjen ndaj zbulimit te abuzimeve seksuale te femijeve prej prifterinjve. Ai tha se Kisha duhet te tregonte pendim dhe te ndihmonte viktimat per te rindertuar jeten e tyre. Pas takimit me Mbretereshen Elisabete ne rezidencen e saj zyrtare ne Edinburg Papa pershkroi me automobilin e tij rruget e qytetit.Kjo eshte vizita e pare shteterore ne Britani nga nje Pape. Gjon Pali II qe vizitoi 28 vjet me pare kete vend ishte ne vizite pastorale.
Protestojne viktimat e abuzimeve te kishes
Nderkohe qe Papa Benedikti filloi sot viziten ne Britani skandali i abuzimeve seksuale me femijet nga famullitare te kishes katolike ne vende te ndryshme ka hedhur hije mbi kete vizite. Viktimat e abuzimeve kane shkuar ne Britani per te bindur Papen dhe Vatikanin qe te bejne me shume ne luften kunder kesaj dukurie ne Kishen Katolike. Keto gra duan te sigurohen se ajo qe u ka ndodhur atyre nuk ti ndodhe dikujt tjeter.Jam dhunuar qe ne moshen 8 vjecare nga nje prift katolik ne Cikagothote Therese Albrecht. Ajo dhe zonja Barbara Blaine kane ardhur ne Birtani per viziten e Papes. Ato kerkojne me shume transparence rreth abuzimeve.Ne kerkojme qe Papa dhe Vatikani te krijojne nje sistem boteror te dhenash me emrat e gjithe prifterinjve te akuzuar per abuzime.Britaniku Peter Saunders thote se ai u abuzua disa kilometra nga kjo lagje ne periferi te Londres ku do te qendroje Papa. Zoti Saunders thote se zyrtaret e kishes kane refuzuar te takohen me te sepse ai ka ngritur zerin per abuzimet.Ata nuk duan qe te rriturit qe kane mbijetuar dhunimin te flasin sepse kjo nxjerr ne drite boten e tyre te erret abuzive.Kete vit Papa Benedikti ka patur takime private me viktimat e abuzimeve ne Malte ne kohen kur u publikuan histori tjera abuzimesh ne mbare boten dhe pohime se Vatikani i ka fshehur ato. Kete muaj Kisha Katolike e Belgjikes ka pranuar se qindra femije jane abuzuar nga prifterinjte mes viteve 1950 dhe 1980 ne pothuaj cdo dioqeze dhe shkolle katolike te vendit. Ne Britani zyrtaret e kishes thone se tani ata kane procedura te fuqishme per te shqyrtuar kete problem. Rreth 150 pohime per abuzim jane hetuar ne tre vitet e fundit dhe te pakten dy prifterinj jane arrestuar. Bill Kilgallon kryeson komisionin qe heton pretendimet kunder klerikeve.
Ne mbeshtesim fuqishem pikepamjen se autoritetet duhet te angazhohen ne shqyrtimin e rasteve nga fillimi ne menyre qe te mos kete mundesi per fshehje veprimesh.Gjate vizites ne Britani Papa Benedikti pritet te takohet me disa viktimat e abuzimeve por jo me grupin kryesor te protestuesve. Para Katedrales ku Papa do te marre pjese ne meshe ata inkurajojne te tjeret te bejne publike te dhena qe mund te nxjerrin ne drite skandalet te cilat po kercenojne kishen me te madhe krishtere ne bote.