E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e homofobisë, LGBT paradë në Tiranë, myslimanët kundër

Ambasada PINK pritet të "pushtojë" sot një nga sheshet kryesore të Tiranës për të festuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
 

Ambasada PINK/LGBT do të hapë sot Festivalin e Diversitetit i cili do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme që do të nisin rreth orës 10.00 dhe do të zgjasë deri në mbrëmje.  Sipas shoqatës LGBT, do të festohet diversiteti i shoqërisë dhe për të sensibilizuar institucionet, familjet dhe shoqërinë për detyrimin e tyre për të respektuar të drejtat e çdo personi.
 

Kjo është hera e parë që Shqipëria i bashkohet ditës së Homofobisë dhe që organizohet festivali i diversitetit. Por këto festime janë shoqëruar me debate ku janë përfshirë politika, shoqëria civile, ambasadat e huaja dhe komunitetet fetare.
 

Më së fundi, Forumi Musliman i Shqipërisë ka dalë kundër këtyre aktiviteteve ndërsa ka mbështetur fuqimisht edhe kreun e PLL-së Ekrem Spahia dhe deklaratat e tij të bëra kundër Lëvizjes LGBT. Për më tepër, besimatët myslimanë do të protestojë sot para Galerisë së Arteve me slloganin "pro jetës, pro familjes, pro moralit" për të kundërshtuar aktivitetet e ambasadës Pink.
 

Ndërsa në mbështetje të LGBT-së ka dalë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Në një deklaratë për shtyp Sequi kujton se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Ai ka theksuar se lufta kundër diskriminimit është prioritet i rëndësishëm i rrugës integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›