E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e katërt e bisedimeve Kosovë – Serbi

Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë, grupet e punës edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, do të vazhdojnë bisedimet.

Temat që do të trajtohen janë gjyqësia, policia, bashkësia e komunave serbe dhe zgjedhjet lokale në veri.

Në bisedimet e mbajtura dje nuk është arritur ndonjë përparim.

Bisedimet kanë filluar të martën dhe ato kanë nisur me trajtimin e çështjes së telekomunikacionit e rrymës. As në këtë fushë nuk është arritur marrëevshje.

Kjo është hera e parë që përfaqësues të Prishtinës e të Beogradit bisedojnë katër ditë radhazi rreth zbatimit të Marrëveshjes. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›