E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Preshevë maturantët festojnë me mevlud

Maturantët në Luginën e Preshevës sivjet kanë sjellë risi me rastin e përfundimit të shkollës së mesme të cilët kishin vendosur, që maturën ta presin ndryshe nga tjerët. Ata përfundimin e kanë festuar përmes organizimit të një mevludi, në xhaminë e fshatit Rahovicë të Preshevës.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka kontaktuar dhe mësuar se disa maturantë në Preshevë kremtimi i maturës u ka kushtuar 300 euro më së paku e dikujt edhe 500 e më shumë euro, nëse llogarisim eskurzioni, kostumet, fustani, restauranti, muzika, fotografitë, maskaratë e gjësende tjera…

“Ne maturantët të cilët kishin mbajtur mevlud në xhami pos fitmit në sevapeve që nuk ka çmim, ata kishin fituar edhe nga 500 euro të cilta i kishin planifikuar t’i harxhojnë për defilime rrugëve apo resaturanteve dhe me ato të holla për një vit e kanë siguruar banesën, menzën dhe besa edhe autobisin Preshevë-Prishtinë…” ka rrëfyer njëri nga maturantët e Preshevës.

Sidoqoftë, duket se Mevludin e maturantëve të këtij fshati të Preshevës e mirëpritën të gjithë, pos pronarët e restaurantëve dhe butiqet nga të cilët kishin përfituar para të majme, por sivjet jo edhe nga të gjithë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›