Dita e kulturës zviceriane, aktivitete në qytetin e Lezhës

Ditet e kultures zviceriane eshte aktiviteti qe ka shoqeruar qytetin e Lezhes, ku ka marre pjese edhe ambasadorja zviceriane ne vendin tone, Ivana Enzler. Aktivitetet e koperacionit zvicerian ne Lezhe dhe filmi dokumentar me pamje dhe imazhe nga Zvicra kane shoqeruar kete organizim nder te paret qe zhvillohet ne kete qytet. Ambasadorja zviceriane ne vendin tone, Ivana Enzler, ka deklaruar se njohja me kultura diverse eshte i rendesishem, kjo per te krijuar me shume ura bashkëpunimi, dhe sipas saj kjo eshte nje fakt ne mes te Shqiperise dhe Zvicres me programe dhe projekte konktrete qe jane apo zhvillohen ne vendin tone.
“ “Beselidhja e Lezhes” eshte nje histori e ngjashme me formimin e Zvicres, ndaj edhe e ndiej kaq te afert te jemi te pranishem ketu dhe te ndajme me ju gjithcka qe i perket Zvicres. Evente te tilla jane prezantuar edhe ne disa qytete dhe te tjere do te ndiqen ne vazhdim. Kjo eshte nje mundesi e mire per te njohur dhe rritur interesimin e popujve ndermjet tyre, dhe per ti njohur me mire ata. Zvicra dhe Shqiperia jane te afruara shume me njera-tjetren dhe kete e tregojne programet dhe projektet e shumta qe zbatohen ne vendin tuaj dhe ne jemi te kenaqur per ate cfare kemi dhene deri me tani”tha ajo.
Dita e kultures pritet te kthehet ne nje tradite per qytetin e Lezhes, me qellim qe Lezha dhe Zvicra te jenë sa me afer njera- tjetrës, persa i perket kultures.