Shpërthen bombula në një pikë gazi, plagosen rëndë 2 persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthim gazi në një pikë të mbushjes se bombulave në Shkodër.
Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme tek ish-SMT-ja, në dalje të qytetit të Shkodrës, kur të plagosurit ishin duke kaluar pranë pikës së shpërndarjes, ku sic mësohet duhet të ketë pasur rrjedhje gazi e më pas shpërthim të tij.
Për pasojë u plagosën Andi Hysa 19 vjec dhe Petrac Uldedaj 54 vjec, te cilët janë transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë, ndërsa raportohet dhe për një tjetër të plagosur me plagë më të lehta.
Nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, ndërsa policia i ka përqëndruar hetimet në dy pista, atë të një kontakti elektrik ndërsa janë ndezur aparaturat dhe pista e dytë është ajo aksidentale.