Senati rumun ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky është një vlerësim, jo me fjalë por me vepra, me votë pro Shqipërisë në NATO.
Ky ratifikim është shprehje e mbështetjes së vendeve të NATO-s dhe të BE-së, ndaj një partneri serioz si Shqipëria, shprehje e besimit ndaj reformave dhe progresit të arritur. Ky është vlerësim jo me fjalë por me vepra, me votë pro Shqipërisë në NATO.
Rumania ratifikon këtë protokoll pas Senatit amerikan, ku Dana Perino zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e quajti rezultat të progresit të jashtëzakonshëm të Shqpërisë, ratifikim që u votua unanimisht edhe nga parlamentet e Hungarisë, vendeve balltike dhe Polonisë.
Pak ditë më parë edhe Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë dha votën pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Veriut.
Me anë një letre falënderimi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i shprehu mirënjohjen deputetëve dhe seantorëve rumunë si dhe miqve të saj Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë Bogdan Olteanu, dhe Presidentit të Senatit të Rumanisë, Nicolae Vacaroiu, për impenjimin e tyre në futjen e shpejtë në axhendën parlamentare të këtij ratifikimi dhe për besimin e tyre tek Shqipëria dhe reformat e realizuara.