E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit:"Historia e Integrimit është historia e reformave tona.

  "Historia e integrimit të Shqipërisë në këto vite,  është historia e i qeverisjes së  Partisë Demokratike,  është historia e reformave tona, është vullnet i lidershipit të fortë, u shpreh Kryetarja e Kuvendit para banorëve të komunave  Bajzë dhe Bogë në Malësi të Madhe,gjatë përurimit të disa veprave të rëndësishme infrastrukturore  së bashku me kryeministrin Berisha, në kuadrin e turit Shqipëria po ndryshon.
Kryetarja e Kuvendit  i cilësoi si të jashtëzakonshme reformat, performancën  dhe punën që po bën qeveria, Kuvendi dhe institucionet  e tjera për të ndryshuar imazhin e vendit, për të arritur integrimin e plotë të saj.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se suksesi i këtyre reformave është rrjedhojë e përgjegjshmërisë, korrektësisë dhe  seriozitetit  të  lidershipit politik, të besimit tek Europa,  te perëndimi, te SHBA .
Nuk është  rastësi që Shqipëria u pranua në Këshillin e Evropës në vitin 1995,  kur Partia Demokratike ishte në pushtet; nuk është  rastësi që u nënshkrua marrëveshja e stabilizim associimit, kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005;  dhe nuk është rastësi që nëshkruhet Millenium Challenge, kur Partia Demokratike eshtë në pushtet. 
Kryetarja e Kuvendit duke vlerësuar në mënyrë të vecantë traditën historike të zonës për vlera demokratike, ia atribuoi ndjenjës properëndimore të këtyre banorëve, rezultatet e Shqipërisë në proceset integruese:
Ky është besimi, për të cilin  baballarët tonë kanë dhënë jetën, janë pushkatuar , janë burgosur, jane keqtrajtuar, janë internuar; ky është besimi për të cilin shqiptarët na votuan në 2005. Ju premtoj që në mandatin tonë të ardhshëm ne do të kemi projekte të mëdha zhvillimi,  jo vetëm për zonën tuaj por për gjithë vendin.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›