E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Bullgari.

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar nga Kryetari i Parlamentit të  Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski,  niset  sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Bullgari.
Në këtë vizitë shumë të rëndësishme, në një vend anëtar të  BE-së dhe NATO-s, Kryetarja e Kuvendit pritet të këtë  takime  zyrtare të nivelit të lartë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallit pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sergej Stanishev, Kryetarin e Kuvendit Popullor, Georgi Pirinski, Zv/Presidentin e Republikës, Angel Marin, Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfi etj.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pritet të mbajë një fjalim në Kuvendin e Bullgarisë si edhe do të marrë pjesë si e ftuar në seanca dëgjimore në komisione të ndryshme parlamentare.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›