Dita e pare shkolla Nobel me ambiente te reja
Viti i ri shkollor ka startuar edhe për shkollën jopublike "Nobel" në Tiranë. Një institucion arsimor, që mbështetet nga grupi i njohur "Taci Oil Interanational" dhe që ofron arsimin për nxënësit e saj deri në klasën e 12. Atmosfera e ditës së parë, me buqeta me lule të përgatitura me kujdes e urime për mësueset ishte ajo që binte më shumë në sy, një panoramë që do të gdhendet si një kujtim i paharrueshëm për ata që sot u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Një koncert ju ka uruar mirëseardhjen të gjithë nxënësve. E natyrisht që midis këngëve e vjershave nuk kishte si të mungonin edhe urimet e atyre që mbështesin shkollën e sigurojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor. E jo vetëm kaq por që me mundin e tyre e kanë renditur shkollën "Nobel" në listën e më të mirave në Tiranë.
"Ju uroj gjithë të mirat në familjet tuaja. Kjo shkollë, ndoshta në një moshë të re, tashmë ka krijuar fizionominë e vet, eksperiencën e vet dhe është një shkolle me standarde Tashmë kjo shkollë gëzon dashurinë dhe respektin e prindërve dhe nxënësve të kryeqytetit. Qëllimi final i kësaj shkolle është të jetë shkollë elitare dhe vlera arsimore, edukative, dhe shkencore. Tashmë ka një staf pedagogjik stabël me të gjitha përmasat që kërkon për të qenë një mësues i përgatitur dhe në këtë shkollë bëhet mësim dhe vetëm mësim. Nota nuk dhurohet, por nota fitohet me punë, me djersë nga vetë nxënësit", tha Mustafa Taci, president i shkollës "Nobel".
"Dua tju siguroj se jo euforia dhe mburrja, por puna me durim, këmbëngulje, pasion e profesionalizëm karakterizon ekipin e mësuesve që unë drejtoj dhe që ju po i besoni edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tuaj", u shpreh Lydra Bicoku, drejtoreshë e shkollës "Nobel".
Por risia e këtij e viti është se godinës ekzituese të shkollës "Nobel" i është shtuar dhe një ndërtesë e re, posacërisht për nxënësit që ndjekin tre vitet e shkollës së mesme. Një godinë moderne, e cila përvec klasave që plotësojnë të githa kushtet, ka në ambientet e saj dhe shumë kabinete, si ai i informatikës, fizikës, ambiente clodhëse. Në shkollën "Nobel" studiojnë rreth 220 nxënës ndërkohë që këtë vit për herë të parë ajo celi dyert për rreth 20 vogëlushë.
Edlira Sulejmani