E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e sigurisë në internet, MITIK: Të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë

Tiranë- Me 7 shkurt, në ditën për një internet të sigurt e gjithë bota  promovon sigurinë dhe përgjegjshmërinë në përdorimin e teknologjisë online veçanërisht nga fëmijët dhe të rinjtë në çdo cep të botës.

Një internet më të sigurt, dhe veçanërisht për të miturit. Kjo është nisma e Ministrisë së Inovacionit dhe TIK e lançuar në këtë ditë.

Përmes një deklaratë për shtyp të ministrisë njoftohet se dhjetë ditët në vijim do të kenë në fokus ndërgjegjësimin e opinionit publik për të mbrotjur veçanërisht të miturit nga materiale të dëmshme me të cilat bien në kontakt gjatë navigimit në  internet.

Duhet tju ofrojmë fëmijëve tanë mundësinë e raportimit të një abuzimi të mundshëm gjatë kohës që qëndrojnë në internet. Duhet të shfrytëzojmë zgjidhjet që teknologjia e avancuar ofron për programet e kontrollit prindëror- tha në fjalën e tij Pollo, në tryezën e përbashkët ku morën pjesë operatorët celularë, përfaqësue të OJQ-fe dhe universiteve në vend.

Ndër të tjera Pollo deklaroi se se institucioni që ai drejton do të ofrojë mbështetjen e nevojshme lidhur me nënshkrimin e Kodit të Etikës.

Ne ofrojmë bashkëpunimin tonë për arritjen e shprehjes së një vullneti të përbashkët nga të gjithë aktorët e industrisë, përkrah dhe praktikave më të mira evropiane për nënshkrimin e Kodeve të Etikës”- deklaroi Pollo. 

Fushata ndërgjegjësuese e MITIK-ës do të përfshijë seminare me mësuaes prindër, nxënës, edukatorë, operatorët celularë; po ashtu do të transmetohen emisione informuese dhe ndërgjegjësuese në media etj.

Vitet e fundit rritja me hapa të shpejtë e aksesit në internet në vendin tonë e bën të domosdoshme marrjen e masave për të ruajtur fëmijët dhe të rinjtë gjatë navigimit pa kontrollin e prindërve në internet.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Analiza vjetore e Inovacionit, Pollo: Internet për çdo qytetar, ulëm çmimet Tiranë- Konkurenca e qëndrueshme, çmime të përballueshme për çdo qytetar...
  2. Dita e Rinisë, Berisha: Të rinjtë, forcë e madhe në integrimin e vendit Tiranë- Shqipëria është vite drite larg asaj çka qënë me 8...
  3. Studimi: 1/3 e botës “lundron” në internet Statistikat e fundit në botë tregojnë se 1/3 e popullsisë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›