Harrohen romët e Avokatit të Popullit, ende asnjë zgjidhje për fatin e tyre
Tiranë- Pavarësisht thirrjeve të shumta nga organizma të ndryshme të vendit dhe ndërkombëtare për një zgjidhje përfundimtare për 52 romët e pastrëhë, sërish ato vazhdojnë të qëndrojnë në ambjentët e Avokatit të Popullit.
Më herët Ministria e Punës vendosi që romët të transferoheshin në repartin e ushtrisë në zonën e Kombinatit në kryeqytet, si e vetmja mundësi e saj për këtë kategori. Pasi sipas ministrisë kjo nuk është kompentencë e saj.
Ndërkaq më herët Bashkia pati deklaruar se romët do të strehoheshin përkohësisht në palestrën e shkollës 1 Maji në Tiranë, vendim ky që u hodh poshtë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, pasi sipas tij çështja e romëve ka nevojë për zgjidhje definitive.
Ka kaluar një javë dhe asgjë nuk po bëhet konkretisht për këta fatkeqë që kanë shpëtuar nga temperaturat e ulëta duke gjetur strehim tek Avokati i Popullit. Megjithëse ata janë prej ditësh larg çadrave sërish shëndeti i fëmijëve romë ka qënë problematik, madje mësohet se tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
Për aq kohë sa deklaratat dhe premtimet në drejtim të romëve do vonojnë të konkretizohen, siç duket 52 romët nuk do të largohen nga ambjentët e Avokatit të Popullit.
Shkrime të tjera me interes:
- Romë të tjerë drejt Avokatit të Popullit, Totozani premton zgjidhje të situatës Tiranë- Hapja e dyerve të Avokatit të Popullit për 52...
- Totozani: Bashkia për romët duhet të gjejë një zgjidhje përfundimtare Tiranë – Vetëm pak minuta pas deklaratës nga Bashkia për...
- Përzgjedhja e Avokatit të Popullit, Sequi: Proces publik dhe transparent Tiranë- Shpallja e Igli Totozanit, si i përzgjedhuri i Partisë...