I ftohti, pezullohet mësimi në 267 kopshte dhe shkolla të Korçës
Korçë- Temperaturat e ulëta dhe dëbora kanë bërë që të pezullohet procesi mësimor në 267 kopshte dhe shkolla të qarkut të Korçës.
Drejtoria Arsimore ka vendosur që për katër ditët në vazhdim kopshtet dhe shkollat e Korçës të mos zhvillojnë procesin mësimor pasi moti është tejet problematik.
Ambjentet e në shkollat e Korçës nuk kanë lëndën e mjaftueshme drusore për ngrohje si dhe rrugët drejt shumë prej shkollave janë tërësisht të pakalueshme nga dëbora. E cila ka arritur deri në 2 metra trashësi në shumë fshatra të Korçës.
Kjo është hera e dytë që procesi mësimor pezullohet në këtë qark brenda këtij viti po për shkak të kushteve të motit.
Shkrime të tjera me interes:
- I ftohti i acartë në vend/ Kopshte, shkolla dhe spitale vuajnë mungesën e ngrohjes Moti i acartë që ka pushtuar Shqipërinë këto ditë ka...
- Dëbora dhe akulli “ngrijnë” Shqipërinë, pezullohet mësimi në fshatra dhe qytete Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditës...
- Moti i keq, pezullohet mësimi në disa zona Moti i keq dhe rreshjet e dëborës kanë detyruar Drejtorinë...